Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i është përgjigjur një komentuesi në Facebook, sa i përket vizitës së kryeministrit serb.

Në një postim të Kryeministrit Mustafa, një qytetar ka përmendur ardhjen e Aleksander Vuçiç gjatë ditës së sotme, duke thënë se ky i fundit, “po rrah gjoks”, dhe se askush nuk mund ta ndalojë ta vizitojë Kosovën, raporton Klan Kosova.

Ndërsa i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit, Mustafa duke thënë:

“Bujar, Mos u brengos, ne jemi të zotët e shtëpisë. Të zotët e Kosovës dhe Trepçës”./tvklan.al