Teksa mori pjesë në 17 – vjetorin e Betejës së Koshares, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e cilësoi këtë ngjarje, si një nga fitoret më të rëndësishme të luftës së fundit në Kosovë.

Siç raporton

Klan Kosova

, së fjalën e tij, Mustafa tha se në Koshare u ndal padrejtësia shekullore.

“Të gjithë duhet të ndihemi krenar me heronjtë e Kosharës dhe se i detyrohemi atyre që të punojmë për të arritur qëllimet e tyre, për integrim në institucionet euroatlantike”,

u shpreh Kryeministri.

Ndërsa kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se pa këtë betejë lufta e UÇK -së nuk do të ishte e plotë dhe nuk do të vinte kjo ditë. Sipas tij, kjo betejë i dha kulmin luftës për liri.

Beteja e Koshares u zhvilluar më 9 Prill të vitit 1999, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ./tvklan.al