Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është shprehur se në Kosovë nuk do të ketë zgjedhje serbe, por do të ketë vetëm grumbullim të votave nga ana e OSBE-së.

Mustafa këto komente i bëri gjatë vizitës në komunën e Mamushës, ku ka thënë se nuk do të lejohen vizitat e zyrtarëve serbë pa lejen e autoriteteve të Kosovës, raporton Klan Kosova.

Ai ka shtuar se si Daçiç ashtu edhe Vuçiç kanë hyrë në Kosovë me leje dhe me afat të caktuar ndërsa për Vojsllav Sheshel ka thënë se është shpallur person i padëshiruar./tvklan.al