Isa-MustafaIsa Mustafa, kryetari i pezulluar i Kuvendit të Kosovës, nëpërmjet një njoftimi për shtyp deklaroi se e pranon vendimin e një dite më parë të Gjykatës Kushtetuese.

Në deklaratë, po ashtu, thuhet se për këtë arsye ai pezullon çdo aktivitet si kryeparlamentar deri në marrjen e vendimit përfundimtar të Gjykatës për mënyrën e zgjedhjes së tij në seancën e 17 korrikut në Kuendin e Kosovës.

Isa Mustafa në deklaratë ka pohuar se “në cilësinë e Kryeparlamentarit nuk do të shfrytëzojë asnjë aset të Kuvendit të Kosovës”.

Tv Klan