Mustafa: Prishtina dhe Prizreni u qeverisën keq nga VV dhe nga PDK



Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

 Sipas tij PDK në Prizren e Vetëvendosje në Prishtinë nuk kanë punuar fare.

 “Prishtina dhe Prizreni u qeverisën keq nga VV dhe nga PDK. Në fakt, Prishtina as që u qeverisë. Mbetet shembulli më i mirë i propagandës mediale, pa punuar asgjë. Prizreni arriti kulminacionin e keq-qeverisjes”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

 Ai ka lëvduar kandidatët e këtyre dy komunave me të cilët në zgjedhjet e ardhshme do të garojë LDK-ja.

 “Zgjidhja më e mirë për Prishtinën është Arban Abrashi e për Prizrenin Hatim Baxhaku. I pari se dëshmoi kulturë qytetare dhe suksese në menaxhimin e një ministrie të rëndësishme dhe i dyti se kultivon vlera etike dhe vlera të punës.

 Këto vlera u nevojiten këtyre dy qyteteve të mëdha. Vlera që vetëm LDK i ka”./KlanKosova

Kategori
KosovaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*