Kryeministri i Kosovës në detyrë, Isa Mustafa, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se “rruga e Kosovës drejt BE-së nuk ka kthim”, pas pjesëmarrjes në Samitin e Partive Popullore Europiane në Bruksel, njofton Klan Kosova.

“Partia Popullore Evropiane, ku bëjnë pjesë subjektet politike më të fuqishme të qendrës së djathtë në BE, mbështet rrugën e Kosovës e të Ballkanit Perëndimor drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian.

LDK-ja, si anëtare e denjë e EPP-së, po punon fuqishëm që të sigurojë përkrahjen e pazëvendësueshme të EPP-së për Kosovën në institucionet e BE-së dhe në çdo aspekt tjetër.

“Në Samitin e sotëm në Bruksel ishin liderët kryesorë të BE-së dhe vendeve”

./Klan Kosova