Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, u ka bërë me dije kundërshtarëve të tij politikë se ai dhe institucionet e Kosovës nuk do të lëkundën në rrugën shtetërore.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa shkruan se nuk kanë ndërmend të ndalen as pas “kërcënimeve, presioneve dhe ultimatumeve”.

“Nga kushdo qofshin ato, nuk do të bëjnë punë”,

shkruan kryeministri.

“As arsenali shumë i rrezikshëm për jetën e qytetarëve, sidomos të policëve tanë, që u zu dhe u prezantua para qytetarëve, nuk i lëkund institucionet e shtetit”.

“Mund të frikësohet dhe të luhatet ndonjë individ por jo shteti”.

Mustafa ka edhe një porosi.

“Demarkacioni do të ndodhë, Asociacioni sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, reformatimi dhe shume procese të tjera”.

Gjithsesi, kryeministri thotë se “

do të japin përgjegjësi para ligjit të gjithë ata që e dhunojnë dhe e terrorizojnë vendin”.

/Klan Kosova