Vizita e nesërme e Kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç nuk i shqetëson instucionet e Kosovës. Kryeministri Isa Mustafa deklaroi se Vuçiç ka kërkuar fillimisht leje nga Ministria e Jashtme dhe kjo vizitë nuk paraqet problem.

“Ka kërkuar leje, leja i është dhënë nga Ministria e Jashtme. Është vepruar mbi bazat e marrëveshjes ndërshtetërore dhe vizita do të kryhet. Nuk shoh ndonjë problem”,- deklaroi Mustafa.

Siç Raporton Klan Kosova Kryeminsitri i Kosovës  së shpejti po përgatitet të zhvillojë një vizitë në Luginën e Preshevës./tvklan.al