Edhe pse ka shkuar larg për t’u martuar me aktorin turk Tolgahan Sayisman, Missi dhe aktorja shqiptare, Almeda Abazi, nuk i ka harruar rrënjët e saj, madje t’i mësojë diçka edhe dhëndrit të famshëm.  

Abazi ka publikuar një sekuencë në Instagram nga dasma e saj e 13 Shkurtit në Los Angeles, SHBA, në një hotel shik me pamje nga Holliwoodi. Aty shihet Almeda, e ëma, e motra dhe Tolgahan Sayisman teksa kërcejnë “Jarnana Jarnane.”

“Ja dhe Tolgahan Sayisman duke kënduar në shqip”, shkruan Almeda Abazi (Sayisman) në profilin e saj.

Dasma e Abazit dhe Sayisman ishte një ndër dasmat më të përfolura të vitit. Shqiptarja është në lidhje dashurie me aktorin turk prej dy vitesh, ndërsa në Nëntor 2016 ata u fejuan dhe filluan përgatitjet për dasmë.

Almeda Abazi, e cila ka lindur në vitin 1992 në Shqipëri, është zgjedhur Miss Albania dhe Miss Globe në vitin 2008. Më pas ajo është zhvendosur në Turqi, ku ka marrë mësime aktrimi dhe përveç të tjerash ka luajtur edhe në telenovelën “Sulejmani i Madhërishëm”.

Në Dhjetor 2015, Almeda ka prezantuar “Këngën Magjike”, së bashku me Ardit Gjebrean.

I dashuri i saj, Tolgahan Sayisman është një prej aktorëve më të pashëm dhe më të paguar turq. Abazi dhe Sayizman cilësohen si një prej çifteve më të bukura turke dhe janë gjithnjë në vëmendjen e medias./tvklan.al