Drejtuesit e institucioneve kryesore kombëtare të kulturës kërkojnë që të ardhurat nga shitja e biletave tu kthehen në masën 90 për qind dhe jo 30 për qind sa është e parashikuar në ligj. Sipas tyre kjo do t’i bënte më të pavarur nga fondet buxhetore, që gjithnjë kur bëhet fjalë për artin dhe kulturën qeveria është më dorë shtrënguar.

Zana Çela, Drejtore e TKOB: “Duhet të fillojmë pak nga pak të bëhemi më të pavarur ekonomikisht.”

Hervin Çuli, Drejtor i Teatrit Kombëtar: “Ne kemi pasur dikur 90 për qind kthimin e biletës.”

Ledion Lako, Drejtor i Muzeu Arkeologjik Durrës: “Këto të ardhura nuk na kthehen në buxhetin tonë.”

Në seancën dëgjimore me drejtorët e artit dhe kulturës kombëtare, mungonte zëri i Galerisë Kombëtare të Arteve. Ajo vazhdon të drejtohet nga Artan Shabani, me mandat të përfunduar pasi Ministria e Kulturës ende nuk ka shpallur fituesin e garës së nisur që më 3 Tetor.

As Biblioteka Kombëtare nuk kishte përfaqësues të saj, institucioni i cili pritet të ndryshoje vendndodhjen dhe mënyrën e organizimit për shkak të rikonstruksionit të pritshëm.

Tv Klan