NachoMinistri i Drejtësisë Nasip Naço i kërkon KLD-së procedim dispilinorë ndaj 2 gjyqtarëve Ken Dhima dhe Klorinda Çela. Dy gjyqtarët sipas ministrit nuk kanë kryer deklarimin e pasurisë duke e fshehur atë. Me kërkesë të ministrit Naço është propozuar masa dispilinore për shkarkim nga detyra. Në deklarimet e tyre të interesave private nga viti 2004 deri më 2011, gjyqtarit pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, Ken Dhima dhe gjyqtarja pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Klorinda Çela, rezulton se subjektet kanë bërë deklarim të rremë, kanë fshehur pasurinë, nuk kanë deklaruar likuiditetet dhe transaksionet bankare, interesat e tyre private dhe burimet e krijimit të tyre.

TV KLAN