Njoftimi zyrtar për mbylljen e rafinerisë së përpunimit të naftës ARMO është pritur me protesta nga punëtorët e uzinës së Ballshit.

Qindra naftëtarë marshuan në qytetin e Fierit për të protestuar përpara prefekturës. Ata kërkojnë kthimin në punë të uzinës, ndërsa refuzojnë të regjistrohen si së të papunë, e të marrin pagesën prej 11 mijë lekësh. Procedurë që qeveria do ta përshpejtonte në bazë të vendimit që mori një ditë më parë.

Nëse nuk gjendet zgjidhje, naftëtarët paralajmërojnë përshkallëzim të protestës. 1200 punëtorë të uzinës së Fierit dhe Ballshit kanë mbetur pa punë pas largimit të kompanisë IRTC Oil, e cila kishte menaxhimin e kësaj rafinerie.

Firma amerikane e regjistruar në ishujt Virxhin në bashkëpunim me një shqiptare vuri në punë ARMO-n në shtator të 2016-ës, ndërsa prej disa javësh është larguar duke lënë edhe 60 milionë Dollarë borxhe pranë autoriteteve fiskale në Shqipëri. Burime zyrtare thonë për televizionin Klan se Drejtoria e Tatimeve ka nisur shkresë në të gjitha bankat e nivelit të dytë për të bllokuar llogaritë e firmës.

 Tv Klan