NEW YORK, NY - MAY 04: (EDITORS NOTE: Image has been digitally altered.) Naomi Campbell attends the "China: Through The Looking Glass" Costume Institute Benefit Gala at the Metropolitan Museum of Art on May 4, 2015 in New York City.  (Photo by Dimitrios Kambouris/Getty Images)

Supermodelja dhe ylli i pasarelave ndërkombëtare Naomi Campbell feston sot 45 vjetorin e ditëlindjes së saj. Lidhur me këtë përvjetor Campbell ka menduar ta festojë ndryshe. Ajo ka vendosur që të festojë në një vilë private në jug të Francës përgjatë fundjavës.

Vila private ka dhoma të shumta gjumi, taraca të bukura me pamje nga Alpet, si dhe fshatra të afërt të cilat kanë pamje nga deti. Përgatitjet për këtë mbrëmje kanë vazhduar, ku pritet të jetë një darkë madhështore vallëzimi deri në orët e para të mëngjesit.

Në ditëlindjen e saj do të marrin pjesë DiCaprio, Sean “Diddy” Combs etj, si dhe modele të njohura përfshirë këtu Karlie Kloss, Kendall Jenner, Jourdan Dun, Gigi Hadid etj.

tvklan.al