Ajo është sinonim i fjalës supermodele dhe paraqitja e fundit e Naomi Campbell në kopertinën e “Vogue Brazil”, e provon më se miri.

Ikona e pasarelave, modeja 45- vjeçare britanike është bërë pjesë e një seti foto të jashtëzakonshme të realizuar nga fotografi Zee Nunes, ku ajo shfaqet në rrugët e Brazilit.

Me linja të buta dhe forma seksuale, me një pamje seksi dhe plot ngjyra, që frymëzohet nga vitet ‘70, Naomi shfaqet në top formë.

Prej 30 vitesh pjesë e industrisë së modës, ajo ishte zgjedhje prefekte për edicionin e përvjetorit të kësaj reviste, e cila në Qershor do të mbushë 100 vjet në treg.

Edhe më parë pantera e zezë e pasarelave, ka qenë kopertinë e “Vogue Brazil”, duke shënuar dhe numrat më të shitur të këtij botim./tvklan.al