6  fitore në 6 ndeshje. Juventus dhe Napoli janë dy skuadra për rekord. Për të parën herë në historinë e Serie A, dy klube janë me pikë të plota në 6 javë kampionat pas 540 minutave të para.

Juventus e mbylli këtë seri fitoresh në derbin me Torinon që vuajti me 10 lojtarë pas daljes me kartonin e dytë të verdhë të Basellit. Skuadra e Sarrit, nuk e pati fort të lehtë ndaj SPAL kur mori fitoren 3-2 vetëm në fund të ndeshjes. Napoli ka shënuar edhe një tjetër Rekord.

Në një vit kalendarik është skuadra me e suksesshme italiane në kampionatin e Serie A. Që prej një janarit dhe kur duhen edhe 3 muaj që të mbyllet viti ky ekip ka marrë 69 pikë. Napoli ashtu si edhe në sezonin e shkuar ka realizuar më shumë gola nga çdo skuadër tjetër.

Renditja e Serie A sheh në vend të tretë Interin që nuk e pati aspak te lehtë ndaj Genoas. Situata u zgjidh nga reparti i mbrojtjes.

Për Lazio e vendit të 4 udhëtimi në Verona ishte i frytshëm pasi u kthyen në shtëpi me një fitore të pastër 3-0.

Crotone e Arlind Ajetit doli nga zona e ftohtë e rënies nga kategoria ndërsa Benevento e Memushajt ende nuk ka marrë një pikë dhe gjendet në fund të renditjes./Tv Klan