Napoli dhe Juventus vijojnë kryesimin me pikë të plota edhe pas javës së pestë. Napolitanët arritën një fitore 4 – 1 me përmbysje në fushën e Lazio. Napoli arriti të kthejë gjithçka në pjesën e dytë.

Strakosha u dorëzua pas disa pritjeve shpëtimtare për Lazio, ndërsa Hysaj u la pushim dhe e ndoqi ndeshjen nga stoli.

Juventus mundi 1 – 0 Fiorentinën. Mandzukiç realizoi në fillimin e pjesës së dytë golin e fitores. Juventus gjatë 45 minutëshit të parë nuk e goditi asnjëherë pasqyrën e portës.

Fitorentina luajti shumë minuta me 10 futbollistë për shkak të një kartoni të kuq.

Roma fitoi 4 – 0 në fushën e Beneveto. Skuadra debutuese në Serie A nuk arriti të bënte shumë edhe kur doli para portës kundërshtare, duke mbetur ende pa pikë pas 5 javësh kampionat.

Memushaj ishte përgjegjës te një nga golat. Dzeko realizoi dy herë, ndërsa lojtarët e Beneveto shkaktuan dy autogola. Atalanta e Berishës fitoi thellë 5 – 1 me Crotonen e Ajetit. Milan mundi 2 – 0 Spal duke u ngjitur në zonën Champions./Tv Klan