Napoli zotëroi takimin me Bologna, sfidë që hapi javën e 34 të Serie A, e fituar me rezultatin 6 – 0.

Suksesi i arritur me këmbëngulje, e afron në 6 pikë skuadrën e Elseid Hysajt me Juventus që sot në mbrëmje do të presë Lazio në Torino.

Më i miri në fushë për Napoli ishte Dries Mertens, shënues i tre golave.

Prej takimit të ardhshë, skuadrës së Maurizio Sarri i riktheht Gonzalo Higuain, i cili përfundon dënimin nga disiplina dhe do të luajë ndaj Roma.

Matematikisht janë të mundur disa synime edhe pse më pranë titullit është Juventus, që mund të shpallet kampion para fundit të Serie A.

Sot do të luhen edhe ndeshje të tjera të javës së 34, mes tyre edhe Roma – Torino e Genoa – Inter.

Endrit Sauku/Tv Klan