Ndeshjet e mbrëmshme vendosën përfundimisht 8 ekipet e fundit që kualifikohen në fazën me eliminim direkt në Champions League.

Liverpool, Porto, Sevilla dhe Shakhtar siguruan kualifikimin pas sfidave të ditës së mërkurë. Jashtë aktivitetit mbetet Napoli i Elseid Hysajt që do të vijojë në Europa League si vendi i tretë në grup. Ekipi italian u mund 2 – 1 nga Feyenoord në takimin e fundit. Po në Europa League do të luajë edhe Borussia Dortmund që e mbylli fazën e grupeve me vetëm 2 pikë.

Dortmund u mund edhe në takimin e fundit nga Real Madrid me rezultatin 3 – 2. Shorti i Champions League për fazën e eleminimit direkt ku bëjnë pjesë 16 skuadra, nga të cilat 5 janë angleze do të hidhet të hënën.

Aty priten përballje interesante, pasi në vazon e dytë ka emra të njohur si Bayern Munchen, Chelsea, Juventus apo Real Madrid. Ekipet mos të jenë nga e njëjta federate dhe grup.

/Tv Klan