Kush do të kryesojë Serie A? Sot në mbrëmje merret vendimi.

Në fakt këtë mund ta vendosë edhe fati, por Napoli dhe Inter do të bëjnë gjithçka që munden për ta vendosur vetë. Përballja mes tyre, që do të nisë në një San Paolo të zjarrtë do të përcaktojë vendin e parë në renditje. Napoli është me pikë të plota pas 8 javësh dhe do të përpiqen të marrin 3-pikëshin e rradhës për të nisur arratisjen me +5 pikë nga vendi i dytë. Një fitore ndaj Inter do të bënte të harrohej disfata me Manchester City.

Milanezët ëndërrojnë që të thyejnë tabunë e stadiumit. Hera e fundit që kanë pasur sukses aty ishte 20 vite më parë, pikërisht më 18 tetor të 1997. Nën presion më të madh është Napoli që ka mundësinë për të fituar në shtëpi ndaj të ndjekëses më të afërt. Fitorja e 9 rradhazi do të ishte një sinjal i fortë për të gjitha ekipet në kampionat.

Por, përballë do të jetë fituesja e derbit të Milanos që gjithsesi kanë marrë pikë të plota të 7 ndeshje këtë sezon. Skuadra e Spallettit nuk do të zbresë në fushë për t’u mbrojtur, por do të kërkojnë të gjejnë mënyrën për të parakaluar Napolin.

Tv Klan