Tano Pecoraro - LaPresse 15 12 2013 Napoli ( Italia ) Sport Calcio Napoli-Inter Campionato Serie A Tim 2013/14 Stadio San Paolo Nella foto: gonzalo higuain relizza il gol del 1-0 Tano Pecoraro - LaPresse 15 12 2013 ( Italia ) Sport Soccer Napoli versus Inter Campionato Serie A Tim 2013/14 San Paolo Stadium Napoli in the picture: gonzalo higuain goal 1-0

Inter do të kërkojë sot të blindojë vendin e parë, ndërsa Napoli i duhen 3 pikët për t’u ngjitur në krye. Një ndeshje spektakolare pritet sot në mbrëmje, në stadiumin “San Paolo”, që do të ketë më shumë se 50 mijë spektatorë.

Mauricio Sarri po bën mrekullinë me skuadrën napoletane, ku aktivizohet edhe shqiptari Elseid Hysaj. Në krahun tjetër do të jetë një tjetër kuqezi, Rei Manaj, por që do të qëndrojë në stol dhe mund ta quajë veten me fat nëse luan disa minuta.

Ky do takim do të përballë dy mbrojtjet më të mira të Serie A, pasi Inter ka pësuar 7 gola, ndërsa Napoli 8 në 13 ndeshje. Te napoletanët është një sulm befasues që kryesohet nga Gonzalo Higuain me 10 gola. Skuadra e Mauricio Sarri mund të mburret me 17 rezultate pozitive radhazi, në të gjithë aktivitetet, një provë qëndrueshmërie. Megjithatë edhe te Inter fitoret radhazi në kampionat janë 4, një shenjë vijueshmërie.

Juventus ka prekur për herë të parë këtë sezon zonën e kupave të Europës me fitoren e djeshme 3 – 0 me Palermo.

Tv Klan