Napoli është ekipi i parë gjysmëfinalist i Kupës së Italisë.

Skuadra e Sarrit mundi 1 – 0 Fiorentinën, duke shkuar më tej në këtë aktivitet.

Sfida u vendos nga një gol i Kajehon në pjesën e dytë. Elseid Hysaj e la fushën para përfundimit të takimit, pasi mori dy kartonë të verdhë.

Napoli do të presë fituesin e takimit Juventus – Milan për të njohur rivalin.

Kjo ndeshje do të luhet mbrëmjen e së mërkurës në Torino.

Tv Klan