Napoli – Juventus pritet të jetë një sfidë e zjarrtë sot në mbrëmje në “San Paolo”. Ekipi kryesues me vendin e tretë në kampionat që kërkon të marrë fitoren për të shkurtuar diferencën prej 10 pikësh që i ndajnë.

Suksesi i Juventus do ta bënte më të lehtë titullin kampion edhe pse një problem tjetër është Roma, me të cilën nuk është zhvilluar ndeshja e kthimit.

Rivaliteti nuk ka munguar edhe këtë sezon edhe në Kupën e Italisë. Vëmendjen në mënyrë të veçantë do të tërheqë Gonzalo Higuain, heroi i napolitanëve i kthyer në tradhtar pas transferimit te Juventus.

Në përballjen e fazës së parë shënoi golin që përcaktoi fitoren. Mediat italiane shkruajnë se Elseid Hysaj do të jetë për këtë sfidë, pasi e kaloi lëndimin e pësuar në sfidën me Bosnje Hercegovinën.

Sarri pritet të kërkojë golin me treshen Insigne- Mertens-Callejon, ndërsa Allegri me Higuain, i cili pritet të mbështetet nga Lemina, Pjaniç dhe Mandzukiç.

Tv Klan