Napoli nuk shkëlqen dhe barazon pa gola me Fiorentinën. Një rezultat që e mban Inter në krye të Serie A. Napolitanët u shfaqën të lodhur duke shpërdoruar një mundësi të mirë të rimarrë vendin e parë në renditje.

Mundësinë më të mirë e pati Mertens në pjesën e dytë. Pa gola përfundoi edhe takimi mes Chievo dhe Roma u zhvilluar mesditën e së dielës në Verona. Sorrentino ishte një pengesë për lojtarët e Roma që patën shumë raste shënimi, por dolën vetëm me 1 pikë nga takimi i javës së 16.

Të shtunën barazoi pa gola në fushën e Juventus. Një lojë taktike me më shumë raste për skuadrën torineze. Lojtarët e Inter pretenduan edhe për një penallti në pjesën e dytë. Sot në mbrëmje Milan do të presë Bologna me synimin që të fitojnë takimin e parë nën drejtimin e Gattuso.

/Tv Klan