Napoli mban hapin e Juventus duke fituar 1 – 0 në Palermo. Fitorja u vendos nga një 11 metërsh i Higuain në pjesën e parë. Juventus fitoi të premten 1 – 0 me Sassuolo dhe diferenca mbetet përsëri 3 pikë. Milan nuk arriti të marrë më shumë se 1 pikë në fushën e Chievo. Kjo sfidë u mbyll pa gola.

Një tjetër ndalesë për Milan që kërkon kupat e Europës. Roma forcon pozitat në vendin e tretë duke mundur Udinese me rezultatin 2 – 1. Kjo ishte fitorja e tetë radhazi për ekipin e Spalletti.

Fiorentina ndalet në një barazim 1 – 1 në përballjen me Verona. Lazio u rikthye te fitorja pas disa rezultatesh zhgënjyese duke mundur 2 – 0 Atalanta. Serie A ka edhe 9 ndeshje deri në fund të kampionatit ku po luftohet shumë për titullin dhe kupat e Europës.

Tv Klan