Sonte në mbrëmje stadiumi San Paolo pritet të jetë inkandeshent. Në fushë Napoli vendas do të presë Milanin për një takim delikat, njëkohësisht që do të sjellë edhe spektakël.

Napoli kërkon të vijojë kryesimin e serie A, ndërkohë që Juventusi e vendit të dytë ndodhet vetëm një pikë larg, ndërsa Milan vjen nga një seri ndeshjesh ku nuk ka bindur dhe kërkon konfirmimin. Napoli është favorit në këtë ndeshje dhe jo vetëm për faktorin fushë, por këtë sezon ka treguar dëshirën për të zotëruar kampionatin. Ekipi i Elseid Hysajt jo vetëm ka mbrojtje të fortë, por ka edhe sulmin më vrastar.

Kjo ka bërë që në 12 javë kampionat të mos e njohin ende humbjen. Do të tentojnë të marrin maksimumin edhe kundër Milanit. Montella rrezikon postin nëse humb, por futbolli i ka viktimat e veta. Që prej 2014 Milan nuk fiton ndaj Napolit. Hera e fundi në San Paolo prodhoi një fitore të Napolit me shumë gola.

Më herët në orën 18:00 në stadiumin Olimpico të kryeqytetit, do të nisë supersfida mes Romës në Lazios. Të dy skuadrat kanë sulmues klasi dhe ndoshta kësaj herë është e vështirë të parashikosh si mund të shkojë. Të dyja i ndan një pikë në renditje por statistikat nuk kanë asnjë rëndësi kur përballë janë këto dy skuadra./Tv Klan