Victor Hygo, Charli Chaplin, Robert Benigni Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Rudyard Kipling, ajo çfarë i bashkon këta emra janë mesazhet që i përçuan njerëzimit, veçanërisht në periudhat e tij më të errëta.

Dhe pikërisht këto urdhëresa që si kryefjalë kanë zgjimin e vetëdijes së njeriut, aktori Roland Saro, i ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në një shfaqje të vetme nën titullin “Narçizi. Kush është çmendur”.

“Në transmetimin e ideve sublime që ata kanë artikuluar. Interpretoj thjesht fjalë si një figurë që ka poseduar dhe në një moment të caktuar del, nxjerr krye dhe thotë një varg”.

Te “Narçizi. Kush është çmendur”, figurat stilistike përcillen vetëm përmes fjalës, prandaj nga publiku kërkohet që e gjithë vëmendja të jetë aty.

“Në një tekst të thënë drejtpërsëdrejti se si janë gjërat dhe sa mund të kemi fuqinë për të ndryshuar”.

Në skenë Roland Saro bashkëvepron me muzikantin Franc Koruni, që luan në kitarë dhe këndon drejtpërdrejt.

“Pak improvizim, pak krijim”.

Nisur nga kjo fundjave “Narçizi. Kush është çmendur” me regji të Drini Ajdinlli do të vijë në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

 Tv Klan