Për të gjithë ata që janë të mërzitur nga fakti se Plutoni mund të shkatërrohet nj ditë, NASA ka thënë se ekziston një planet i nëntë.

Ose të paktën kështu beson…

Faqja e projekteve hapësinorë Zooniverse ka hedhur në treg një sipërmarrje të financuar nga NASA e quajtur Backyard Worlds: Planet 9, ku të gjithë mund të marrin pjesë në planetin akoma të pazbuluar.

Deri më tani, 4201 persona i janë bashkuar misionit i cili do zgjasë 4 vite, sipas astrofizikanit të NASA-s Marc Kuchner./tvklan.al