NASA do të mbajë një konferencë të rëndësishme për shtyp të mërkurën ku do flasë për zbulimin më të ri “përtej sistemit tonë diellor”.

Agjencia hapësinore thotë se eventi i mistërshëm, do prezantojë gjetje të planetëve të rinj, të njohur si exoplanetë.

Kjo ka rritur shpresat se NASA mund të zbulojë detaje të exoplanetëve të aftë për të zhvilluar racën njerëzore.

Ngjarja do të mbahet më 22 shkurt në New York dhe do të jetë live në stacionin e NASA-s dhe në faqen e saj zyrtare në internet.

Edhe pse shkencëtarët e NASA-s nuk kanë dhënë asnjë detaj, kanë konfirmuar se në event do jetë teleskopi Spitzer.

Teleskopi hapësinor i NASA-s vëren exoplanetët me vale infra të kuqe dhe ka ndihmuar që të hartojë dhe të karakterizojë shumë nga detajet e atmosferës planetare.

Spitzer shpesh punon në lidhje me teleskopët me baze tokësore, duke përfshirë teleskopin Ogle të Varshavës në observatorin e Las Campanas në Kili.

Zhgënjyese është se orbita e planetit është shumë afër për ta bërë atë të përshtatshëm për jetën njerëzore.

Hulumtuesit kohët e fundit kanë dhënë një paraqitje të shkurtër e të pabesueshme të një sistemi të afërt me një animacion të ri duke zbuluar katër botët e huaja që rrotullohen rreth një ylli 129 vite drite larg.

Planetet, secili më masiv se Jupiteri, po sillen si një yll i ri i ndritshëm që shtrihet në grupin yjor Pegasus./tvklan.al