NASA-Satellite-Launch-Jan-31Agjencia Hapsinore amerikane, NASA ka nisur dërgimin në hapsirë të një sateliti, që do të ndihmojë shkencëtarët të parashikojnë zonat që do të goditen nga thatësira ose përmbytjet. Raketa Delta II, që do të do ta dërgojë atë në hapsirë u nis të shtunën nga baza ajrore Vanderberg e Kalifornisë.

Sateliti është pjesë e projektit SMAP, që në shqip do të thotë Lagështia Aktive e Pasive e Tokës. Detyra kryesore e tij është krijimi i një harte të saktë, fillimisht në Shtetet e Bashkuara, të nivelit të lagështirës së tokës. Kjo do t’u vijë në ndihmë fermerëve, për të parashikuar se cilat toka do të preken nga thatësira dhe në cilat zona, të mbjellat rrezikohet të shkatërrohen nga përmbytjet.

Gjithashtu të dhënat do të ndihmojnë në menaxhimin e përmbytjeve në zonat e banuara. Projekti arrin vlerën e 916 milionë dollarëve. Të dhënat e para të vëzhgimeve të tij, pas mbërritjes në orbitë, shkencëtarët do t’i marrin pas 15 muajsh.

Tv Klan