venusKolonizimi i Marsit nga njerëzit nuk është i vetmi projekt i këtij lloji i agjencisë hapsinore amerikane NASA.

Shkencëtarët amerikanë po shohin mundësinë e krijimit të një kolonie të përherëshme në Venus. Por në dallim nga Marsi, kjo koloni parashikohet të ndërtohet në ajër, 50 kilometra mbi sipërfaqe.

Kolonizimi do të bëhet përmes Zepelinëve, disa mjete fluturuese me helium.

Zbritja në sipërfaqe është e pamundur prej reshjeve me acid sulfurik, kusht aspak i përshtatshëm për njerëzit.

Qëllimi i misionit është studimi i atmosferës së Venusit, që do të ndihmojë në kërkimet shkencore për klimën në planetin tonë.

Presioni atmosferik 50 km mbi sipërfaqen e Venusit, sipas shkencëtarëve është thuajse i njejtë me atë mbi sipërfaqen e tokës.

Avantazh i misionit në Venus është se energjia diellore është 40 herë më e madhe se në tokë dhe 240 herë më e lartë se në Mars.

Kjo energji do të shfrytëzohet përmes paneleve diellore që do të mbulojnë gjithë sipërfaqen e Zepelinëve, duke u mundësuar shkencëtarëve energji të mjaftueshme për të gjitha proceset e zhvillimit të jetesës.

Tv Klan