Kepner-EarthNasa ka njoftuar zbulimin e një planeti të banueshëm në orbitë që rrotullohet rreth një ylli xhuxh në një distancë që mund të lejojë prezencën e ujit të lëngshëm në sipërfaqe. Ky trup i ri qiellor, i quajtur Kepler-186f, bën pjesë në një sistem prej 5 planetesh të cilët ndodhen në orbitë rreth yllit Kepner-186, më i ftohtë dhe gati sa gjysma e diellit sa i përket dimensionit dhe masës.

Ky sistem i ri gjendet rreth 500 vjet dritë larg nga toka në yjësinë e Mjelmës. Kepler-186f është planeti më i jashtëm dhe  i vetmi që orbiton në të ashtuquajturën “zonë e banueshme” ose më qartë, distanca që ky planet ka nga ylli i tij e lejon të marrë dritën dhe ngrohtësinë e nevojshme për zhvillimin e jetës.

Edlira Kalaja