Agjencia Hapësinore Amerikane NASA njoftoi se ka zbuluar ekzistencën e një sistemi diellor paralel, thuajse identik me sistemin tonë.

Zbulimi i ri i bërë duke shfrytëzuar Inteligjencën Artificiale të Google-it dhe përmes një makinerie receptor e lidhur me kompjuterin, e aftë për të gjetur praninë planeteve të tjera rreth Kepler 90, një yll i zbuluar më parë nga NASA.

Sistemi i ri diellor i quajtur Kepler 90 është më i madh dhe me një temperaturë më të lartë se ajo e Diellit, duke u shtrirë 2 500 vite dritë larg Tokës.

Pikasja e dy planetëve të reja rreth Yllit Kepler 90 dhe shfrytëzimi për herë të parë i Inteligjencës Artificiale për një zbulim të përmasave të tilla është një nga arritjet më të rëndësishme, shpjegojnë astronomët. Sipas tyre, ekzistenca e një sistemi paralel diellor rrit mundësinë për planete të tjera, të ngjashme me ato të sistemit tonë.

Përmes një konference onlinë, astronomët shprehën entuziazmin e tyre për këtë zbulim i madh, i cili ndër të tjera konfirmon praninë e jetës paralele, krahas sistemit tonë diellor.

Tv Klan