Talentet e vegjël të “Gjeniu i vogël 7”, do të ringjiten sot në mbrëmjen në skenë, në natën e 7 -të të këtij superproduksioni, për të sfiduar njëri – tjetrin dhe për të dhuruar shumë emocione.

Mbrëmja e sotme do të nisë nën ethet e një sfide, që do të sjellë eleminimin e një prej konkurentëve.

Një sfidë e mbartur nga java e kaluar mes Livias dhe Melisës do të vendosë në pozitë të vështirë anëtarët e jurisë së “Gjeniut i Vogël 7”.

Sot përfundimisht njëra prej tyre do të duhet të lerë skenën magjike të teatrit të Televizionit Klan dhe të braktisë ëndrrën për në finale.

Menjëherë pas këtij momenti, do të jenë radha e zërave brilantë të 16 gjenive të mbetur në garë, që do të përformojnë në skenë me këngë hite të muzikës botërore dhe asaj shqiptare.

E pas 16 performancave do të jetë sërish radha e Pirro Çako, Adrian Hilës, Vikena Kamenicës dhe Jehona Sopit, që të përzgjedhin konkurentët, që vijojnë fazën e konkurimit. Duke lënë në një përballje direkte dy konkurentët më pak të votuar.

Sërish garë, grintë, dëshirë për të triumfuar dhe shumë emocion…

Kjo është ajo çfarë do të dhurojë dhe mbyllja e natës së 7 -të të spektaklit, për të gjithë ata që do ta ndjekin në orën 21:00, në ekranin e Televizionit Klan./tvklan.al