Krerët e NATO-s kanë rikthyer në vëmendjen rrezikun rus për stabilitetin në rajonin e Ballkanit. Shefi i aleancës deklaroi se ne nuk kërkojmë një luftë të re të ftohtë, por në Ballkan rusët po bëjnë gjithçka për nxitjen e tensioneve etnike.

Parlamentarët nga shtetet anëtare të NATO-s kanë konstatuar në takimin e tyre në Bukuresht se Moska po konsolidon influencën në Lindjen e Mesme, Evropën Lindore, Ballkanin Përendimor dhe në Azi.

Rusët po depërtojnë në këto rajone në qarqet politike dhe në mediat e këtyre shteteve. Shefi i NATO-s Stoltenberg tha se

ne nuk duam që të izolojmë Rusinë, ndaj mbetemi të hapur për dialog.

NATO nuk dëshiron një luftë të re të ftohtë, aksionet tona janë të përcaktuara të pengojnë, jo të provokojnë konflikte.

Gjithsesi aleanca veriatlantike ju këshilloi aleatëve në rajon që të jenë vigjilentë ndaj rusëve, që po bëjnë gjithçka për nxitjen e tensioneve etnike, korrupsionit, dezinformimit dhe mbjelljes së destabilizimit.

Ekspertët e gjeopolitikës rajonale theksuan se lajmet gjysmë të vërteta dhe shtrembërimet që përcjell media ballkanike po minojnë besimin e publikut tek organizata si NATO dhe BE.

Burimi: KLAN PLUS