Los Angelos ka pritur edhe këtë vit edicionin e 59- të ndarjes së çmimeve Grammy. Në natën e muzikës yjet botërore kanë dhenë një spektakël të vërtetë.

Mbretëresha e mbrëmjes edhe këtë herë ka qene këngëtarja britanike, 28 vjeçarja Adele, e cila ka rrëmbyer 5 çmime, mes tyre tre më të rëndësishmit, Regjistrimi, Kënga dhe Album i Vitit.

Adele ka lenë kështu pas Beyonce-n e cila ka mbërthyer te pranishmit me performancen e saj.

Edhe David Boy, ylli i rrokut qe u nda nga jeta janarin e kaluar ka marre 5 çmime të rëndësishme Grammy.

Sikur të mos mjaftonte e gjithë mbrëmja magjike e muzikës qershia mbi torte ishte performanca e jashtëzakonshme e Lady Gaga me të mëdhenjtë Metalika të cilët ndezën skenë e çmimeve Grammy.

Tv Klan