Votimi i Britanisë për largimin nga BE, u finalizua me një diferencë të vogël votash ndaj atyre që ishin pro qëndrimit. Kjo ndarje e Britanisë ka bërë që njerëzit në Londër të sugjerojnë për të shkuar vetë dhe për të patur të drejtën e aplikimit për anëtarësim në BE.

“Londra është një qytet ndërkombëtar, dhe ne duam të mbetet në zemër të Evropër”,kanë thënë anëtarë të peticionit “Change.org”.

“Le ta pranojmë, pjesa tjetër e vendit nuk është dakord, kështu që le të ndahemi dhe t’iu bashkohemi miqve tanë të kontinentit”, kanë shtuar anëtarët e peticionit.

Ky peticion bën thirrje për të deklaruar një Londër të pavarur dhe aplikimin për tu bashkuar në BE, duke përfshirë edhe anëtarësimin në zonën Shengen.

Peticioni ka arritur 100 mijë nënshkrime, duke kërkuar një referendum të dyte për shkak të diferencës së vogël të votave. Peticioni mund të merret parasysh për debat në Parlament .

Ndërkohë Sadie Khan, Kryetari i Bashkisë së Londrës ka thënë: “Nuk ka nevojë për panik. Siguroj të gjithë evropianët që jetojnë në Londër se jeni të mirëpritur këtu. Ne vlerësojmë kontributin e madh që bëni për qytetin tonë dhe nuk do të ketë asnjë ndryshim nga rezultati i referendumit”.

/tvklan.al