Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare aktori Vegim Xhani. Mësohet se një atak në zemër është bërë shkak për vdekjen e Vegim Xhanit. Për shumë vjet ai është aktivizuar pranë estradës së Tiranes, duke lënë një numër të madhe rolesh në skeçe dhe komedi të ndryshme.

Së bashku me aktorë të tjerë te njohur të Estradës së Tiranës, Vegim Xhani ka interpretuar pas vitit 90 në disa telefilma, që kanë mbetur në memorien e publikut. Një ndër to është edhe telefilmi “Revolveri”.

Po ashtu aktori Vegim Xhani ka interpretuar edhe në disa filma artistike si “Shtigje lufte” , “Kur hiqen maskat” dhe “ Vajzat me kordele të kuqe”. / tvklan.al