bushati

Ka ndërruar jetë ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Petrit Bushati. Diplomati shqiptar prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Petrit Bushati u emëruar ambasador në Maqedoni në fillim të vitit 2014.

Ai ka qenë ambasador në Suedi në vitet 88-91, më pas nga viti 1997 deri ne vitin 2001 ka shërbyer në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa në periudhën 2002-2006 ka qenë ambasador i Shqipërisë në Beograd.

Ceremonia në nder të ambasadorit Bushati do të zhvillohet të hënën në Ministrinë e Jashtme.

Tv Klan