Miqësorja e kombëtares duket se vjen në një moment jo të mirë për Turqinë edhe pas humbjes me Rumaninë, por për lojtarët e përfaqësueses kuqezi kundërshtari mbetet i fortë. Sabien Lilaj njëri prej dy lojtarëve të Superligës në kombëtare evidenton këtë fakt.

“Kundërshtar i fortë por kjo s’do të thotë që do hyjmë për barazim. Do futemi për të fituar. Jam përgatitur mirë këtë javë, shpresoj të kem disa minuta në lojë”.

Frederik Veseli nuk e sheh aspak si miqësore këtë përballje.

“Nuk besoj se ekzitojnë ndeshjet miqësore. Do japim maksimumin të bëjmë sa më mirë. Dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Kemi patur një javë për t’u përgatitur, besoj se jemi njohur më mirë si grup dhe kemi njohur trajnerin”.

Kombëtarja edhe sot ka vijuar me stërvitjet e zakonshme në të cilat trajneri Panucci pritet të përcaktojë edhe formacionin titullar.

Tv Klan