Michael Phelps nuk arriti të shtojë edhe një tjetër medalje të artë olimpike në karrierën e tij. Notari amerikan u rendit i dyti në finalen e 100 metrave stil flutur.

Phelps mori medaljen e argjendtë, ndërsa kampion olimpik u shpall sportisti nga singapori Sholing.

21 – vjeçari vendosi edhe një rekord olimpik. Phelps ka edhe një tjetër mundësi për të shtuar rekordin e tij me 22 medalje të arta. Ai do të garojë edhe në 4×100 metra stil i përzier në Rio 2016.

Tv Klan