FRROKUDy drejtues të Interpol Tiranës janë ndaluar nga policia pasi nuk kanë njoftuar Ministrinë e Drejtësisë për urdhër arrestin e lëshuar nga Belgjika për Mark Frrokun.

Ky urdhër-arresti daton që në janar të këtij viti dhe mësohet se i është fshehur autoriteteve.

Të ndaluarit janë Artan Bajraktari, shef i Interpol Tiranës dhe Loreta Alla, ish-shefe sektori e Interpol Tiranës.

Dy zyrtarët akuzohen për shpërdorim detyre.

Tv Klan