Mbrëmjen e së dielës policia ndaloi administratorin e kompleksit Fishta në Velipojë, i akuzuar për ndërtim të paligjshëm në tokë publike. Seit Fishta, ish –kandidat për deputet i Partisë Socialiste në Shkodër, në zgjedhjet e vitit 2013 ishte njohur nga prokuroria e Shkodrës me faktin se leja e dhënë për ndërtimin e kompleksit ishte e paligjshme, megjithatë kompania kishte vijuar punimet.

Janë 2 ndërtesa  6 katëshe të përfunduara dhe 7 të tjerë në ndërtim, pjesë e kompleksit Fishta. Më herët gjatë ditës  prokuroria kishte vendosur nën sekuestro preventive 9 pallate në plazhin e Velipojës.

pallatet e sekuestruara

Prokuroria mori lejen e gjykatës për këtë vendim, bazuar në faktin se lejet e ndërtimit janë dhënë në kundërshtim me ligjin.

Sipas saj, këto leje janë të paligjshme pasi janë dhënë nga KRRT –ja e komunës së Velipojës, kur në bazë të ligjit, për shkak se bëhej fjalë për ndertime në bregdet, leja mund të jepej vetëm nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit.

Hetimet nisën fillimisht për shpërdorim detyre të anëtarëve të KRRT –së, Velipojë. Të 9 anëtarët, përfshirë ish –kryetarin e Komunës, janë në gjykatë.

Gjatë veprimeve hetimore të zhvilluara ndaj ish-zyrtarëve të komunës, Prokuroria e Shkodrës kishte vënë në dijeni administratorin e kompanise ”Fishta” Shpk, shtetasin  Sait Fishta, se leja që ai kishte marrë për ndërtimin e kompleksit turistik ishte e paligjshme dhe nuk  mund të vijoheshin punimet e nisura për ngritjen e godinave.

Tv Klan