Një italian është ndaluar pasditen e së enjtes në aeroportin e Rinasit. Ai është Stefano Carli, nga Piombino dhe u ndalua pasi iu gjet në bagazhe një karikator kallashnikovi, AK-56.

50-vjeçari mësohet se para autoriteteve shqiptare është shprehur se e ka gjetur karikatorin te Metalurgjiku në Elbasan. Carli po hetohet në gjendje të lirë, për akuzën e mbajtjes së municioneve luftarake.

/tvklan.al