Policia e Vlorës ka ndaluar kryeinspektorin e Mjedisit pranë Inspektoriatit të Mjedisit në Vlorë, Ersid Hasanllari 28 vjeç.

Ndalimi i tij u bë për shkak se qëlloi me grusht vartësin e tij, inspektorin me iniciale E.B 33 vjeç. Ky i fundit bëri kallëzim ndaj tij.

Sipas denoncimit të tij, policia bën me dije se kryeinspektori Ersid Hasanllari ka ofenduar nëpërmjet telefonit vartësin e tij shtetasin E.B, me pretendimin se pse s’ka shkuar të vendosë një gjobë në një subjekt privat.

Më pas Ersidi është konfliktuar fizikisht me vartësin e tij shtetasin E.B, duke e goditur me grushte me pretendimin se është vonuar në vendosjen e gjobës së subjektit privat. Për këtë ngjarje, policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë ku duket kryeinspektori duke goditur vartësin.

/tvklan.al