policia

Policia e Dibrës ka ndaluar porositësin e një vrasjeje me pagesë të mbetur në tentativë. Operacioni i koduar “Xhiroja e fundit” vuri në pranga 34- vjeçarin Mirdash Osmani.

Ndaj tij ishte vendosur masa “arrest me burg”, i akuzuar si autor i dyshuar për vrasje të mbetur në tentativë e kryer në bashkepunim.

Ai dyshohet se ka porositur vrasjen e shtetasit me iniciale F.A dhe për këtë kishte paguar tre persona me iniciale B.L, L.Xh dhe V.C.

Tv Klan