Xhinset e ngushta dhe xhupat e gjatë me kapuç mund të shkaktojnë dhimbje të forta shpine.

Pothuajse 3/4 e grave kanë përjetuar dhimbje shpine, sipas një studimi nga të realizuar nga Shoqata Kiropraktike Britanike (BCA), e cila tha se veshjet e modës, përfshirë këpucët e hapura nga prapa, çantat e rënda dhe bizhuteritë e rënda ishin shkaktaret.

Veshja e xhinseve shumë të ngushta mund të kufizojë mobilizimin dhe shkaktojë tendosjen e muskujve të tjerë, tha kiropraktiku Rishi Loatey për “The Independent”.

“Nëse janë shumë të ngushta ju nuk do të jeni në gjendje të ecni siç bëni normalisht,” tha ai.

Ai thotë se duke qenë se muskujt nën xhinse nuk lëvizin si normalisht, muskujt e tjerë, përfshirë edhe ata të shpinës do të lëvizin për të minimizuar presionin.

“Nëse një prej pjesëve nuk lëviz siç duhet, do të shkaktojë më shumë presion në pjesët e tjera,” tha ai.

Teksa 73 për qind e grave nga 2000 të pyetura thanë se kanë dhimbje shpine, më shumë se çereku i tyre, (28 për qind) thanë se ato ishin të vetëdijshme se veshja e tyre e ndikon këtë, por megjithatë ato nuk e llogarisin këtë kur zgjedhin veshjet./tvklan.al