Mbrëmjen e së hënës, në Los Angeles u mbajt edicioni i 58 i ndarjes së çmimeve “Grammy”, një ndër eventet më të rëndësishme të muzikës amerikane.

Një mbrëmje e mbushur me performanca të vençanta, supriza dhe të papritura.

Çmimi për albumit më të mirë të vitit shkoi për artisten Taylor Swift, ndërsa “Thinking Out Loud”, nga Ed Sheeran u vlerësua si kënga më e mirë e vitit.

Një incident me foninë bëri që performanca e yllit të hitit “Hello”, Adele, të mos ishte në nivelin e duhur, duke zhgënjyer fansat.

Këto dhe disa prej momenteve të tjera më të bukura të mbrëmjes mund t’i zbuloni nëpërmjet këtyre fotove.

 

1

Bruno Mars u vlerësua me çmimin hiti i vitit për këngën “Uptown Funk”.

2

Pitbull dhuroi një performancë elektrizuese.

3

Reperi Kendrick Lamar fitoi çmimin për performancën dhe albumin më të mirë rap. Bashkëpunimi i tij me Taylor S2ift, “Bad Blood” u vlerësua me çmimin si videoklipi më i mirë.

4

Çmimi për artisten më të mirë të re shkoi për Meghan Trainor. Ajo u shfaq e përlotur teksa mori trofeun.

5

Adele duke performuar në skenë.

6

Lady Gaga kishte zgjedhur që performancën e saj në Grammy t’ia dedikonte të ndjerit David Bowie.

9

Taylor Swift teksa pranoi çmimin për albumin më të mirë të vitit, për “1989”.

10

Duff Mckagan, Alice Cooper dhe Johnny Depp performojnë “As Bad As I Am”.