Për ndarjen e parakohshme nga jeta të mjeshtrit të madh Rexhep Çeliku ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në një postim në rrjetet sociale, Basha shprehet i hidhëruar për këtë lajm dhe thotë se të gjithë ne i detyrohemi shumë Rexhep Çelikut, i cili, ishte bërë me kohë me talentin, pasionin dhe virtuozitetin e tij, nder i kombit.

Jam i hidhëruar nga lajmi se u largua sot shumë para kohe, një zot i skenës, Rexhep Çeliku. Që në fëmijëri më ka lënë mbresa arti i tij dhe kam menduar se askush më mirë se ai nuk e manifestonte shpirtin shqiptar, historinë tonë të stuhishme, sepse askush më shumë se ai nuk i ngjante një shqiponje me krahët e hapur e shikimin e mprehtë. Vallja e tij ishte një ushqim epik që të çonte shpirtin peshë. I detyrohemi shumë Rexhep Çelikut, i cili, ishte bërë me kohë me talentin, pasionin dhe virtuozitetin e tij, nder i kombit. I mundur nga sëmundja e rëndë, por fatlum që do jetojë gjithnjë tek ne, me krahët lart e shikimin nga qielli, si shqiponjë krenare”.

/tvklan.al