Ndarja nga jeta e shkrimtarit Dritëro Agollit ka sjellë dhe reagimet e politikanëve. Mesazhet e ngushëllimit janë publikuar në rrjetin social “Facebook’ nga kreu i qeverisë, Edi Rama dhe kryetari i  opozitës, Lulzim Basha. Ndërsa kryetarit i Kuvendit Ilir Meta, ka shprehur ngushëllimet gjatë një konferencë për shtyp.

Edi Rama

LAMTUMIRË DRITËRO

U prehsh i qetë në tokën ku le pas një mal të lartë përjetësie, i cili do të mbetet vend pelegrinazhi për gjithë të dashuruarit pas letrave shqipe, brez pas brezi…

EDIRAMA

Lulzim Basha

Kombi shqiptar humbi sot kolosin e letrave shqipe, poetin tonë të madh, shkrimtarin e njerëzve të vërtetë, Dritëro Agollin. Familja e tij, miqtë dhe të dashurit, lexuesit, shqiptarët kudo ku ndodhen ndajnë sot dhimbjen për ndarjen nga jeta të babait, bashkëshortit, mikut dhe gjeniut të letrave shqipe.

Pak shqiptarë kanë ndikuar në ndërgjegjen dhe emocionet tona si Dritëroi i madh. Ai transformoi letersinë shqipe duke emancipuar shoqërinë shqiptare me veprën e tij për të mirën dhe të keqen, për njerëzit e thjeshtë, për dashurinë për vendlindjen dhe atdheun.

Kam patur nderin dhe privilegjin ta njoh, ta takoj dhe ta dëgjoj nga afër Dritëroin sepse dera e tij e madhe ishte gjithnjë hapur. Vepra e tij është e përjetshme. Në paqe u prehtë shpirti i tij.

Bashadritero

Ilir Meta

Sot bota shqiptare është më e varfër dhe dhimbja më e pamatshme. Si kryetar i Kuvendit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Dritëroit. Ngushëllime të gjithë botës së letrave shqipe dhe kulturës sonë. Reformator historik i letërsisë shqipe, reformator i jashtëzakonshëm edhe i politikës shqiptare me një kontribut historik. Burrë shqiptar me rrënjë të thella e karakter të fortë. Njeriu që jetoi në kohë modern me filozofinë e Naimit të tretjes së qiriut për të ndriçuar

./tvklan.al