Një grup i partisë ultranacionaliste Dveri kanë dalë në sheshin kryesor të kryeqytetit serb. Ata e konsiderojnë se është padrejtësi ndaj serbëve gjykimi i gjeneralit Ratko Mlladiç për krimet në Bosnje.

“Serbia po përballet me rikthimin e figurave të luftës. Një pjesë e tyre u përmenden si profesor në akademinë ushtarake pasi kryen dënimin për krimet në Kosovë

.”

Kështu nuk mendon grupi tjetër i Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut. Jemi serb thonë, por kriminelët nuk i duam.

Jovana Prusina, ka lindur në vitin 1992 apo vitin e fillimit të luftës. Bashkë me miqtë beson se ka ardhur koha të thuhet mjaft.

“Kemi njerëz të dyshuar për krime lufte që janë në paralament. Ata gjithmonë kthehen, por është me rëndësi që dikush të thotë kjo nuk është në rregull. Gjykimi i tyre do të duhej të ishte festë.”

Ajo thotë se serbët nuk kanë nevojë të marrin përgjegjësi për krimet e paraardhësve. Kjo punë për ta nuk është e lehtë.

“I vetmi vend dhe hapësirë që këta njerëz meritojnë janë librat e shkollave të historisë kur fëmijëve do t’u thuhet qartë ku kanë qenë këta njerëz dhe çfarë kanë bërë dhe mënyrën se si duhet ti shohim.”

Një pjesë vlerësuan se gjykata e Hagës i dënoi serbët si komb. Por, ka që besojnë se civilizim është të pranohen krimet.

Tv Klan